TIRANË, 8 Tetor /ATSH- I. Vata/-Nënkryetari i Komisionit të Integrimit, Taulant Balla, ka deklaruar se Komisioni Europian shtyn publikimin e progres raporteve.
Nënkryetari i Komisionit të Integrimit, Balla, në nje status të tij ne Facebook, bën të ditur se "Komisioni Europian shtyn publikimin e progres raporteve.
Nënkryetari i Komisionit të Integrimit dhe njëherazi n/ kryetari i grupit parlamentar te PS-së, Taulant Balla, shpjegon se shkak i shtyrjes së projekt raporteve është thirrja e Samitit të radhës për emigracionin.
"Thirrja e Samitit të radhës për emigracionin ka zhvendosur prezantimin e raporteve vjetore të KE nga data 14 tetor ne daten 21 tetor", shprehet Balla ne postimin e tij. /a.ke/