TIRANË, 29 Tetor /ATSH- I. Vata/ -Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Ministria e Mbrojtjes nisi punën për prishjen e masivit shkëmbor në fshatin Sutaj, Rrajcë, bashkia Prrenjas që janë prekur nga rrëshqitja e dheut.
Balla në një postim në statusin e tij në Facebook, paraditen e së enjtes shprehet se, "Ministria e Mbrojtjes fillon punën për prishjen e masivit shkëmbor në afërsi të shtëpive të fshatit Sutaj, Rrajcë në Bashkine Prrenjas.
Sot isha në Ministrine e Mbrojtjes në një takim me Ministren Kodheli, ku është ngritur edhe një shtab emergjence për situaten e krijuar në Sutaj të Rrajces. Falenderoj Ministren Kodheli per vemendjen dhe masat e marra".
"Ndërkohe bashkë me Bashkinë Prrenjas do vazhdojmë kujdesin për familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore", shkruan Balla.
/f.n/