Është zhvilluar sot, seanca e radhës gjyqësore ndaj “Grupit të Tritolit”, me në krye Julian Sinanajn. Sipas burimeve thuhet se Albin Mexhaj dhe Andon Mëhillaj kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, çka nënkupton në këtë mënyrë pranimin e akuzës. Procesi është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, sepse në sallë ishin 5 të pandehur, Sinanaj, Andon Mëhillaj, Marjon Mitro, Ndriçim Gjokonaj dhe Albin Mexhaj. Ndërsa biznesmeni i hidrokarbureve, që akuzohet se porositësi vrasjes së rivalit të tij, P.Bare nuk ka qenë prezent.
I akuzuari tjetër, Genis Mëhillaj do të gjykohet në mungesë. Seanca e radhës pritet të zhvillohet me 20 dhjetor. Ndaj “Bandës së Tritolit”, rëndojnë gjithsej 38 akuza, si vrasje, shpërthime me tritol, armëmbajtje pa leje, e të tjerë.
Julian Sinanaj është personi që ka kryer me tepër vepra penale, pasi dyshohet se ai ka ekzekutuar disa biznesmenë në këmbim të marrjes së parave. Ndriçim Gjokonaj ishte personi që dekonspiroi bandën e rrezikshme të vrasjeve me pagesë.