Sot bëhet prezantimi i numrit të ri të raportit për zhvillimet ekonomike në Evropën Juglindore (RER EJL), në zyrat e Bankës Botërore në Prishtinë. Numri i gjashtë i raportit gjashtëmujor mbi zhvillimet ekonomike në Evropën Juglindore (EJL6: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, IRJ e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia) mbulon zhvillimet e fundit ekonomike në rajon dhe trajton sfidat kyçe të politikave për stabilitet dhe zhvillim afatgjatë në këto vende.
Aktiviteti informues për mediet do të fokusohet në gjetjet kryesore të raportit të ri dhe do të analizojë zhvillimet ekonomike e sociale si dhe parashikimet për rritjen ekonomike në gjashtë vendet e Evropës Juglindore.
Raporti do të prezantohet nëpërmjet video-lidhjes nga zyra e Bankës Botërore në Sarajevë për gazetarët në gjashtë vendet e rajonit në të njëjtën kohë.
Prezantimin e raportit do ta bëjë Gallina Vincellete, Ekonomiste e Lartë dhe Koordinatore e sektorit ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor në Bankën Botërore. Pas prezantimit nga Sarajeva do të vijojë një prezantim më i shkurtër nga Zyra e Bankës Botërore në Prishtinë me vëmendje të posaçme në zhvillimet ekonomike në Kosovë.