Banka Qendrore mban te pandryshuar normen e interesit

Banka Qendrore mban te pandryshuar normen e interesit

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi sot Raportin Mujor të Politikës Monetare. Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre në të ardhmen, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.50%. Lajmi është bërë i ditur me anë të një njoftimi për shtyp nga Banka Qendrore.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama