Banka e Shqiperise ul normen baze te interesit ne 2

Banka e Shqiperise ul normen baze te interesit ne 2%

Banka e Shqipërisë ka ulur normën bazë të interesit, në një nivel të ri rekord prej 2%. Njoftimi është bërë nga banka e Shqipërisë në faqen e saj të internetit.

“Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit, duke e çuar atë në nivelin 2.00%”.

Ky është njoftimi i Bankës së Shqipërisë, e cila ka ulur normën bazë të interesit, ë një nivel rekord prej 2%. Kjo është hera e 13-të, që institucioni monetar qendrore redukton normën bazë, që nga shtatori i vitit 2011, kur filloi politika agresive lehtësuese monetare, që synonte uljen e kostos së lekut dhe nxitjen e kreditimit dhe investimeve në ekonomi. Ulja më e fundit u bë në fund të nëntorit të vitit të kaluar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama