Banka u vodh nga 4 persona (VIDEO)

Banka u vodh nga 4 persona (VIDEO)

Ende asgjë të re për autorët që vodhën “Union Bank” një ditë më parë në Tiranë, ndërkohë është publikuar edhe videoja e momentit të grabitjes së armatosur. Në fillim u tha se ishin vetëm dy persona të maskuar ata që grabitën me armë bankën tek “Stacioni i Trenit”, por sipas hetimeve paraprake të policisë rezulton se ata kanë qenë katër.

Nën kërcënimin e armëve tip pistoletë, ata vodhën dy çanta të mëdha me para brenda pak minutave. Më pas morën peng një nga makinat e personelit për t’u arratisur. Siç bëhet e qartë nga video ata kanë qëlluar tre herë në ajër e më pas rojën e sigurisë dhe e kanë pasur shumë të thjeshtë që brenda pak minutave që të bëjnë grabitjen.

Banka e nivelit të dytë u vodh në orën 12:44, gjatë kohës kur punonjësit e sigurisë po transportonin paratë nga bankë në automjet. Punonjësit e bankës thanë se shuma e vjedhur është 10 milionë lekë të reja. Pak orë pas ndjekjes së tyre, policia gjeti edhe makinat e sigurisë së bankës që ishin marrë nga grabitësit në një zonë në periferi të Tiranës. Ndërkaq policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Hetuesit kanë marrë në pyetje të gjithë personelin e sigurisë së bankës.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama