Se do të vinte dita se Barcelona do të kërkonte një lojtar shqiptar nuk e kishim imagjinuar. Kjo është krejtësisht e vërtetë, pasi katalanasit kanë shënjestruar futbollistin Shkodran Mustafi. Lojtari i Valencias dhe kombëtares Gjermane ka bërë mjaft mirë me skuadrën e tij dhe ka rënë në sy.
Kjo ka bërë që kampionët e Spanjës të mendojnë ta afrojnë në skuadër, pasi kanë probleme në mbrojtje. Trajneri Luis Enrique e kërkon me ngulm, pasi Marc Batra do të largohet nga Camp Nou.