Barcelona koleksionon titullin e dytë brenda pak ditësh në Spanjë. Katalanasit fituan "Kupën e Mbretit" mbrëmjen e së dielës ndaj Sevijës.
Ndeshja në "Visente Kalderon" përfundoi me rezultatin 2-0 për Barcelonën, e cila mori një tjetër trofe të rëndësishëm pas fitimit të La Ligës pak ditë më parë.
Koha e rregullt mes dy ekipeve u mbyll në rezultatin e bardhë 0-0 dhe dy golat u realizuan në minutat shtësë. Fillimisht, Jordi Alba shënoi në minutën e 97´ të shtesës së pjesës së parë, ndërsa Nejmar firmosi me golin e tij në mbyllje të 120´ minutave.
Në ndeshjen e fundit të kampionatit Barcelona fitoi titullin me një pikë larg Realit të Madridit, ndërsa Sevija triumfoi në Ligën e Europës për të tretin vit radhazi duke siguruar pjesëmarrjen në Champions.