Gjyqtari Bardhyl Pashaj pritet të largohet nga Superliga shqiptare. Zyrtarit i ka dalë prej një viti Lotaria Amerikane dhe ai pritet të lërë kampionatin shqiptar për SHBA-të.
Pashaj është njëri nga tre gjyqtarët që mban stemën e FIFA-s në Shqipëri. Pas largimit të pritshëm të tij, kampionati mbetet me dy gjyqtarë që mbajnë stemën e 'qeverisë së futbollit botëror'.
Në janar të këtij viti Federata Shqiptare e Futbollit publikoi emrat e 3 gjyqtarëve kryesorë të FIFA-s. "Edhe për këtë vit do të jenë Lorenc Jemini, Bardhyl Pashaj dhe Enea Jorgji. Dhe për asistentët të FIFA-s Redi Avdo, Ermal Barushi, Ridigerd Çokaj, Denis Rexha, Ergin Doda dhe Ilir Tartari",-ka thënë FSHF.