Sonte une hesht perballe dhembjes tende. Trupin tend te perkulur nuk mund ta
ngre pa thyer timin pergjithnje.
Sonte une hesht para dhembjes tende dhe per te paren here, pa tmerr se si i
le lamtumiren asaj qe ne ndertuam bashke. Zgjas doren mbi ty per
perkedheljen e fundit dhe syte me lote mbyllen per t'i lene vend ndjesise se
takimit te lekures tende agonizuese me gishterinjte e mi. Dritherimat e tua
u qepen zemres sime per ta mbajtur prapa, aty me ty, pergjithmone. E gjithe
me ulerin "jo".
Terheq doren dhe cel syte teksa loti ben si ben e i shpeton qepalles se
kujdesshme.
Sot une edhe mund te perpiqem te ta ngushelloj dhembjen, por damkat e
dashurise tende mbi trupin tim cirren mbi notat e zerit tend. Prandaj edhe
une hesht. Hesht dhe te veshtroj ne sy...
"Puthme"- psheretin ti.
E cuditeshme se sa i pafuqishem je bere. Te shoh te sillesh prapa atyre
hekurave si bishe e derrmuar...ty...pikerisht ty...dashurine time te
dikurshme.
"Puthme"- psheretin ti me nje grahme.
Ajo qe dikur do te kish ngritur prej fundit tim cdo force njerezore e
mbinjerezore, sot eshte vec nje zhurme e bezdiseshme. Kthej kurrizin dhe
perplasja e deres pas meje eshte zhurma e fundit qe degjoj...
Para meje...aroma e lirise.