Baroni i droges Gezim Cela ne kerkim nderkombetar

'Baroni i droges' Gezim Cela ne kerkim nderkombetar

I njohur ndryshe si “baroni i drogës”, Gëzim Çela, ditën e djeshme është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga zyra e Interpolit në Francë. Edhe pse për këtë person janë bërë kërkime të shumta edhe në vendin tonë, policia nuk gjeti asnjë provë se Çela ishte me qëndrim në Shqipëri.

Në faqen zyrtare të Interpolit gjendet fotoja e publikuar e Gëzim Çelës, një vendim ky që mësohet se është marrë pak ditë më parë pasi vetë Policia e Shtetit ka dërguar në adresë të prokurorisë një shkresë ku njoftonte se shtetasi në fjalë nuk gjendej në vendin tonë.

Gëzim Çela, sipas të dhënave, humbi gjurmët pas një operacioni antidrogë të zhvilluar në pikën kufitare të Morinit në Kukës, ndërkohë që nga ky operacion u arrestuan 7 shqiptar mes të cilëve edhe kosovarë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama