Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, u ka dhënë fund të gjitha zërave për largimin e mundshëm të brazilianit Neimar nga katalanasit gjatë merkatos së verës.
"Ai do të vazhdojë te Barcelona. Nuk do të largohet nga ne. Në ditët e ardhshme do të mbyllim gjithçka për rinovimin pesëvjeçar të kontratës së tij", zbuloi numri 1 i katalanasve.
"Jemi shumë të kënaqur me trajnerin, me ekipin. Kemi një skuadër të madhe, një grup të shkëlqyer, kemi fituar 7 nga 9 titujt e fundit.
Kemi Mesin, që është më i miri në botë. Jemi të lumtur që kemi edhe Luis Enriken. Por klubi po kërkon të përforcohet edhe më shumë", deklaroi Bartomeu para gazetarëve.