TIRANË, 14 Tetor /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Parisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim në Kutalli të Beratit në kuadër të bashkëbisedimit me qytetarët.
Kryetari i Parisë Demokratike, Basha në nje një postim në statusin e tij ne Facebook, shprehet se "pashë sera të mbushura me ujë, pasi në kanalet e kullimit, apo më mirë të themi në gjurmët e kanaleve të kullimit nuk është vënë dorë për një kohë të gjatë. Pashë prodhime të pjekura, gati për t'u eksportuar, po mungonin shoferët e eksportit për ti marrë dhe kjo për shkak te politikave te qeverisë. Dëgjova nga fermerët për çmime të rritura të pesticideve e të farave pa garanci për cilësinë për rritje të cmimit të naftes e energjisë të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në koston e prodhimit të domates, specit dhe të prodhimeve të tjera të kësaj zone. Nuk mjafton vetëm kjo por këto prodhime me kosto më të lartë se një vit me parë nuk po shiten dot në treg. Të shesësh speca dhe domate në Shqipëri është bërë më e vështirë se të shesësh drogë sepse fermerëve iu kërkohet NIPT-i.
"I garantova fermerët e Kutallis dhe cdo fermer te Shqipërisë se nuk ka për të pasur asnjë tatim apo taksë tjetër mbi fermerët përcveç asaj mbi tokën. Nuk ka për të pasur NIPT për fermerët por numri personal i identifikimit, numri i kartës së identitetit dhe ai nuk do të jetë për t'iu zhvatur por për t'ju rimbursuar TVSH-në dhe për t'ju dhënë subvencionet që meritoni", shprehet Basha.