Basha Do hartojme pakete te re fiskale me taksat me te uleta ne Ballkan

bashaTiranë 10 Nëntor /ATSH/ -Në vijim të turit "Fjalën e kanë qytetarët", kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, deklaroi në një takim me tregtarët dhe punonjës të rafinerisë së Ballshit se me platformën e saj të taksave të ulëta PD në qeveri do të akordojë 500 milion euro në vit për ekonominë dhe punësimin.

Pasi u njoh me shqetësimet e këtyre punonjësve, Basha denoncoi sjellje e qeverisë ndaj tyre, pasi prej katër muajsh nuk janë paguar.

"Në qoftë se qeveria të trajton si skllav, të merr me të padrejtë bukën e gojës, nëse pasurohet kur populli varfërohet çdo ditë, atëherë ka ardhur koha që ajo qeveri të largohet me hir ose me pahir", iu drejtua kreu i opozitës të pranishmëve në takim.

"Vitin e kaluar Shqipëria ka nxjerrë 1 milionë e 200 mijë ton naftë, ose minimalisht 800 milionë euro. Ato 10 muaj që është ndezur ajo rafineri janë përpunuar miliona e miliona euro naftë. Vetëm taksa e asaj nafte po të paguhej, kishte para që të paguheshit ju deri në fund të pensionit tuaj", tha Basha.

Gjithashtu, ai hodhi idenë e hartimit të një pakete të re fiskale, me taksat me të ulëta në Ballkan pasi siç tha ai, shqiptarët janë sot populli më i varfër në Ballkan./b.k/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama