Basha Drejtore te policise te perfshire ne trafiqet e droges

basha45-293x200-11-293x200Tiranë, 4 Nëntor /ATSH/ -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një dalje publike sot në selinë blu, akuzoi funksionarë të lartë të policisë së shtetit si të përfshirë në trafiqet e drogës.

Sipas tij, drejtorët e policisë në Korçë e Gjirokastër, përkatësisht Ajet Zyberi dhe Arianit Arapi kanë lidhje të forta me krerë të trafikut të drogës, cka sipas tij është e provuar.

"Publikojmë sot fakte të dokumentuara, po kështu nga partnerët, për faktin se dy drejtorë të policisë në Korçë dhe Gjirokastër janë të implikuar drejtëpërdrejt në trafikun e drogës, Ajet Zyberi dhe Arianit Arapi janë dokumentuar përsëri nga partnerët si shërbëtorë të krerëve të trafikut të drogës, si njerëz në dispozicion të biznesmenëve të hashashit", deklaroi kreu i opozitës./b.k/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama