Basha Droga e kapur ne Itali ka kaluar nga brigjet e Durresit dhe Vlores

bashaTIRANË, 18 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzon autoritetet portuale dhe qeverinë si përgjegjëse për kalimin e drogës drejt shtetit fqinj, Italisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke marrë shkas nga sasia e drogës e kapur sot në brigjet e Italisë, nëpërmjet statusit të tij në Facebook, shprehet se "Policia italiane ka njoftuar kapjen e 3150 kg droge ne dy ditet e fundit, droge e grumbulluar, e paketuar, e ngarkuar dhe e transportuar nga portet e Durresit e te Vlores. Ky eshte shteti kryeministrit".

"Njerezit revoltohen per kete vale droge e gelim te trafikanteve, kumbaret ne qeveri shqetesohen qe ngarkesa prej dhjetra milione eurosh u kap. Eshte emergjence pastrimi i Shqiperise nga droga, trafikantet dhe kumbaret e tyre ne qeveri", shkruan Basha. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama