Basha Dy vite te veshtira te opozites Olldashi do ta kishte bere me te lehte

olldashi-TIRANË, 20 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kujton dy vjetorin e ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit, duke vlërësuar kontributin e tij në Partinë Demokratike.

Kryetari i Partisë Demokratike, Basha në nje status të tij ne Facebook, paraditen e së premtes, shkruan se "dy vjet u bënë nga ndarja fizike me Sokolin. Kanë qenë dy vite të vështira për demokratët dhe me të ne krah do ta kishim më të lehtë. Por njesoj sikur të ishte me ne, me kurajon, me zgjuarsinë e vendosmërinë e tij, kemi ecur përpara kemi përballuar shumë sfida dhe jemi çdo ditë më të fortë, më të bashkuar".

"Sokoli na mungon ne demokratëve dhe më shumë sigurisht familjes se tij të shtrenjtë, Kelës, Glaukut, Kleitit dhe Kozetës . Por unë dhe familja e tij politike, Partia Demokratike e dimë se vlerat e tij jane te gjalla dhe te forta ashtu si dëshira e vullneti i çdo demokrati për tu bashkuar, për të ecur përpara, për të marrë përgjegjësitë e drejtimit të vendit, per ta shpëtuar Shqipërinë, per ta bere ashtu sic e meritojnë qytetarët shqiptare" shkruan Basha, duke sjellë në imazh, foton e Sokol Olldashi.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama