Basha Jemi ne krah te popullit dhe autoriteteve turke

basha45-293x200 (1)TIRANE, 10 Tetor/ATSH/- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i shprehu ngushëllimet e tij autoriteteve turke dhe familjeve të viktimave të aktit terrorist të ndodhur sot në Ankara.

"Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shpreh ngushëllimet e mija për familjet e viktimave të sulmeve terroriste në Ankara. Në këto orë të vështira jemi në krah të popullit dhe autoriteteve turke dhe përpjekjeve të tyre për të shpëtuar jetët e rrezikuara dhe për të ndihmuar të plagosurit", shkruan kreu i PD-së në rrjetin social 'facebook'./a.gjonaj/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama