Basha Me parimin nje anetar nje vote permes debatit do te zgjidhet kryetari FRPD

Kryetari-i-PD-Lulezim-Basha-Foto-ARKIV-ATSH1-525x35041-300x20021-300x2001-300x200TIRANË, 15 Tetor /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaron se me parimin një anëtar një votë, përmes debateve të hapura në të gjithë vendin, të rinjtë demokratë do të zgjedhin kryetarin e ri të Forumit Rinor.

Kryetari i Partisë Demokratike, Basha, nëpërmjet statusit të tij në faqen zyrtare Facebook shprehet: "Me parimin një anëtar një votë, përmes debateve të hapura në të gjithë vendin, të rinjtë demokratë do të zgjedhin kryetarin e ri të Forumit Rinor. Të gjithë anëtarët e ?#?FRPD janë të mirëpritur të marrin pjesë në debate dhe kanë të drejtë vote. Fituesi i shumicës së votave në të gjitha debatet e marra së bashku do të jetë drejtuesi i ri i FRPD".

"Anëtarësohu deri në 12 nëntor dhe zgjidh me votën tënde kryetarin e ri të FRPD! www.pd.al/frpd ?#?rinor ?#?demokrat ?#?rinordhedemokrat", shprehet Basha duke shperndarë një promocion "FRPD, rinor dhe demokrat", ku vë në dispozicion faqen online për të interesuarit. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama