Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka goditur në shenjë me justifikimin e radhës për lejen e dhënë të ndërtimit të kompleksit tek diga e Liqenit Artificial. I ftuar në emisionin “Opinion”, Basha pranoi se ka premtuar që nuk do të jepte leje ndërtimi, por se kjo ishte vetëm për tokat publike dhe jo ato private.
Sipas Bashës, ai nuk ka mundur dot të realizojë projektet e tij, pasi është bllokuar nga qeveria. Dhe për të justifikuar të gjitha këto, Basha ftoi Ramën në debat, për të mësuar se kush e ka fajin.
“Nesër nuk është heshtje zgjedhore, mund të vij këtu, e sfidoj. Në raport me projektin e Tramit, apo të terminalit, nëse i vërteton, unë jap dorëheqjen si kryetar opozite apo kryetar i Partisë Demokratike.
Por Edi Rama, ashtu siç ka gënjyer për taksat, për naftën, ka gënjyer edhe për Bashkinë e Tiranës…”, tha Basha.