Basha PD e vendosur per dekriminalizimin e politikes dhe administrates

Kryetari-i-PD-Lulezim-Basha-Foto-ARKIV-ATSH1-525x35041-300x20021-300x2001-300x200TIRANË, 17 Nëntor /ATSH/ - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në një takim në selinë blu, ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu. Në përfundim të këtij takimi, në një prononcim për mediat, Basha shprehu vendosmërinë e PD-së për të çuar deri në fund aksionin politik për dekriminalizmin e politikës.

"PD qëndron e vendosur për të çuar deri në fund aksionin tonë politik për dekriminalizimin e politikës, për vënien para drejtësisë të ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të lartë të korruptuar, si parakusht për të kthyer besimin te demokracia shqiptare dhe si parakusht për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme".

Basha shtoi se qytetarët po përballen sot me një gamë të gjerë problemesh që ka bllokuar ecurinë e vendit drejt zhvillimit e integrimit, çka përbën prioritet në axhendën e opozitës në kuadër të marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtar.

"Partnerët tanë ndërkombëtarë na kanë dhënë garancinë se do të mbështesin objektivat tona që i shërbejnë shqiptarëve, pasi edhe ata po ndërgjegjësohen për realitetin absurd që mbizotëron në vendin tonë".

Ndërsa apeloi për largimin një orë e më parë nga parlamenti, bashkitë dhe administrata, të njerëzve të krimit të organizuar, të të korruptuarve e trafikantëve, Basha paralajmëroi se "në javët në vazhdim do përballeni me një reagim masiv qytetar". Në përgjigje të interesit të mediave, ai nuk përjashtoi si alternativë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe ngritjen e një qeverie teknike, për nxjerrjen e vendit nga kriza./b.k//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama