Basha PD mbeshtet protestat e drejta te tregtareve

Kryetari-i-PD-se-Lulzim-Basha-Foto-ATSH-ARKIV21-496x3501-283x200Tiranë, 13 Nëntor /ATSH/ -Partia Demokratike do të mbështesë protestën e tregtarëve në mbarë vendin.

Ky qëndrim u bë i ditur sot nga kryetari i kësaj forcë politike, Lulzim Basha gjatë një prononcimi për mediat.

Kreu i opozitës argumentoi reagimet e tregtarëve, si e drejtë e njerëzve që po detyrohen për bukën e gojës së fëmijëve të tyre, t'i kthehen mjetit të fundit demokratik, që është protesta.

Basha iu referua statistikave zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve, kur tha se "73 mijë persona kanë humbur vendet e punës vetëm gjatë muajve shtator-tetor, të cilët kanë humbur bukën e gojës për shkak të gjobave, për shkak të taksave të rritura, për shkak të korrupsionit, për shkak të arbitraritetit të qeverisë Rama-Meta".

Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga kërkesat e qytetarëve shqiptarë, ndaj apeloi Basha, të bëhemi gati dhe të rrëzojmë me gjithë mjetet e ligjshme demokratike këtë qeveri./b.k/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama