TIRANË, 13 Tetor /ATSH- I. Vata/-Kryetari i Partisë Demokratike, në vijim të turit bashkëbisedim me qytetarët, u takua me fermerët në Vranisht në Vlorë ku është njohur nga afër më shqetësimet e fermerëve
Kryetari i PD-së, Basha u është drejtuar fermerve duke u shprehur se "do bëjmë gjithçka për të siguruar tregun me çdo kusht duke i prerë rrugën kartelit të kontrabandistëve që sjellin prodhimet nga jashtë pa doganë e pa taksa dhe konkurrojnë djersën tuaj dhe fëmijëve tuaj. Rrugët e zgjidhjes kalojnë përmes ndihmës financiare në sektorin bujqësor.
12 milionë leke në vitin më të keq ka qenë ndihma financiare në qeverinë e mëparshme, 6 milionë është këtë vit. Pa derdhur minimalisht tre herë më shumë në vit, se ç'kemi dhënë ne në vitin më të mirë bujqësia nuk ka për të parë ditë të bardhë", eshte shprehur ai
Ai ka cilesuar se , "në programin e demokratëve do të ulet çmimi i naftës me 240 lekë për litër, çmimi i energjisë dhe do të vendosin taksën e sheshtë më të ulët në Europë prej 9 përqind dhe në fshat përveç taksës së tokës e cila duhet të mos kalojë kurrsesi nivelin e 3500 lekë të vjetra, nuk do të ketë asnjë taksë tjetër, ndërsa vendosja e taksës së sheshtë, qëllimin kryesor ka të rrisë tregun".
/f.n/