Basha Pulla fiskale propozim i PD i kopjuar nga qeveria

basha45-293x200 (1)TIRANE, 2 Nëntor /ATSH/ - Propozimin e kryeministrit Rama për identifikim të bizneseve të rregullta, përmes vendosjes së certifikatës fiskale, kreu demokrat, Lulzim Basha, e cilësoi sot si kopje të shëmtuar të një prej elementëve që përmban paketa e propozuar nga opozita për nxjerrjen e ekonomisë nga kriza.

Gjatë një komunikimi me mediat nga selia blu, Basha iu referua një prej pikave të të kësaj pakete, paisjen me pullë fiskale të subjekteve, cka pretendoi se është huazuar nga qeveria, pa u deklaruar si propozim i saj. Basha tha se "qeveria "Rama" ka treguar dështim, mungesë të vizionit, të integritetit dhe ndershmërisë për të qeverisur shqiptarët, sikurse ka pranuar se propozimet e bëra nga Partia Demokratike dhe unë, janë rruga e nxjerrjes së ekonomisë nga gremina dhe e vendosjes në kursin e ringritjes".

Siç deklaroi ai, "paketa e propozuar nga partia që ai drejton dhe që do çlironte biznesin nga barra e rëndë fiskale, e aplikuar nga qeveria në drejtim, është shumë më e gjerë, me përcaktime realiste dhe nxitëse për klasifikimin e bizneseve në varësi të xhiros; përfshin uljen e çmimit të enegjisë e naftës dhe përmban shumë masa të tjera lehtësuese".

Sipas Bashës, të gjithë sipërmarrësit, me të cilët PD është vazhdimisht në kontakt, por edhe qytetarët e mirëinformuar, janë tashmë të bindur se rrugët e nxjerrjes së ekonomisë nga kriza e rëndë që e ka pllakosur, është alternative që ofron opozita./b.k/ /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama