Basha Qeveria ka miratuar ne fshehtesi uljen e buxhetit me afro 163 milion dollare

Basha: Qeveria ka miratuar në fshehtësi uljen e buxhetit me afro 163 milion dollarë

Kryetari-i-PD-Lulezim-Basha-Foto-ARKIV-ATSH1-525x35041-300x20021-300x200TIRANË, 6 Gusht /ATSH- I. Vata/-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë se ka miratuar uljen e buxhetit me afro 163 milion dollarë në mënyrë jo transparente, madje në fshehtësi nga qytetarët dhe mediat.

Kryetari i Partisë Demokratike, Basha, reagoi paraditen e të enjtes në statusin e tij në Facebook, duke u shprehur se ,"në fshehtësi të plotë nga qytetarët dhe media, qeveria ka miratuar natën e 29 korrikut uljen e buxhetit të shtetit me afro 163 milion dollarë. Të nesermen Rama mbajti një monolog dy orësh për ekonomine që po rritet, papunësine qe po bie ne grupin parlamentar te PS-së. Por, asnjë fjalë për vendimin që kishte firmosur 12 orë më parë për të shkurtuar fondet e pagave dhe pensioneve dhe për të ulur investimet në shkolla, rrugë, ujesjelles dhe bujqësi".

Basha në një postim të dytë në statusin e tij Facebook, shton se "Pa ju dridhur dora, qeveria shkurtoi 960 milionë lekë (-74%) nga fondi i pagave për arsimtarët, mjekët, infermieret, ushtarakët, policët dhe të gjithë punonjësit e administratës publike. Shkurtuan me 200 milionë lekë (-20%) asistencën për të papunët, ndërkohë që papunesia rritet perdite. Shkurtuan me 2 miliardë lekë (-67%) kreditimin për energjinë, ndërkohë që ndërprerja e energjisë ka pllakosur vendin e në veçanti zonat turistike. Shkurtuan me 2.67 miliardë lekë investimet në ujesjellës-kanalizime (18%), 1.3 miliardë lekë investimet në arsimin e mesëm (-36%), 520 milionë lekë investimet në ujitje dhe kullim (-26%), 1.79 miliardë lekë investimet në rrugë (8.7%)".

"Vjedhin taksat dhe doganat për vete dhe shkurtojnë fondet për qytetarët", përfundon Basha. /f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama