TIRANE, 6 Nëntor/ATSH/- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social 'facebook' bën përgjegjëse qeverinë për largimin e qytetarëve shqiptarë nga vendi.
"Dy regjime po i detyrojnë qytetarët të lënë masivisht vendet e tyre. Lufta e tmerrshme në regjimin e Asadit, bën që sirianet të ikin. Dhe krimi e korrupsioni i regjimit të Edi Ramës bën që pas sirianëve, shqiptarët të jenë të dytët të braktisin vendin', shkruan
ai.
Kreu i PD-së, Basha, thotë se kjo është protestë ndaj shtetit, i cili sipas tij, ka sjellë mjerim, padrejtësi dhe depresion. "Ne mund ta ndërtojmë jetën e të ardhmen në Shqipëri, por duhet të bashkohemi për të larguar regjimin me të korruptuar në Ballkan. Të bashkohemi për ti dhënë Shqipërisë një ekonomi të fortë dhe një të ardhme të sigurtë me drejtësi dhe mundësi për të gjithë", perfundon postimi i kreut të opozitës./a.gjonaj/ /a.g/