TIRANË16 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se po kopjon platformën e opozitës nga pamundësia për të patur një platformë të saj.
Kryetari i PD-së Basha në statusin e tij ne Facebook të hënën pasdite shprehet se, "Kopjac gjysmak e pa vizion që po e lë pa gjumë platforma jonë. Por origjinali është gjithmonë superior. Për më shumë live nga PD në ora 17".
Më heret kryeministri Rama një takim me përfaqësues të biznesit të vogë deglaroi se të gjitha bizneset me xhiro deri në 50 milionë lekë xhiro në vit, nuk do të paguajnë më asnjë taksë. Ndërsa çdo biznes me xhiro vjetore nga 5-8 milionë në vit, mbetet subjekt i TVSH-së, por për këto do të jetë 5%.
/f.n/