Basha Qeveria pranoi evazionin fiskal

Basha: Qeveria pranoi evazionin fiskal

0202-Kryetari-i-Partise-Demokratike-Lulzim-Basha-522x3508TIRANË, 5 Gusht /ATSH/- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi të mërkurën lidhur me publikimin e shifrave të të ardhurave financiare.

"Kemi muaj që flasim për mosmbledhje të ardhurash dhe qeveria hesht. Më në fund dje e pranuan edhe pse duke e fshehur shifrën reale të evazionit, e cila është shumë më e madhe se kjo e deklaruara. Fshihen me gjithfarë justifikimesh, por e vërteta është se paratë që i mungojnë arkës së shtetit kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve", shkruan Basha në rrjetin social "Facebook".

"Fusin paratë e qytetarëve në xhep dhe u tregojnë burgun atyre që luftojnë për bukën e gojës", përfundon postimin e tij, kreu i PD-së, Basha./e,xh//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama