Basha Rama ik!

Basha: Rama ik!

Para protestuesve që qëndrojnë para Kuvendit prej më shumë se dy orësh kanë mbajtur fjalime deputetë dhe eksponentë të PD-së duke kulmuar me fjalimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili me parudhën “Rama Ik!” tha se ka ardhur koha që kryeministri të largohet se po e kthen vendin në kartel droge.

Basha tha se “ne nuk jemi pakica, ne jemi shumica absolute e këtij vendi”.

Deputetët që folën akuzuan qeverinë se kërkon të sabotojë protestën me fikjen e dritave duke lënë në mes fjalimet e tyre.

Para deputetëve folën Flamur Noka, Gent Strazimiri, Grida Duma, etj…

Deputetja Jorida Tabaku e cila tha, “Ajo që ndodhi ditën e shtunë është marrja e shtetit, kapja e shtetit. Kjo betejë është e qytetarëve për të hedhur një pushtet të kapur nga droga. Ne nuk do ndalemi deri kur Rama të ikë. Nuk ka kuptim të qeverisin këta që dje ishin palë me krimin”.

Deputeti Gert Bogdani theksoi para protestuesve se kryeministri Rama nuk di tu bëjë ballë problemeve dhe për këtë arsye duhet të japë dorëheqje.

Deputetja Mesila Doda ka fajësuar kryeministrin Rama pasi sipas saj i ka dhënë pushtet narkotrafikantëve. “Ata vonuan seancën, tani kanë ndërprerë seancën për të marë parasysh kërkesat tona për të diskutuar për një çështje që e kanë kthyer Shqipërinë në autostradë droge. Sot këta njerëz , ky grup oligarkësh nuk mund të ndalojnë rrugën tonë drejt Evropës. Edi Rama është fajtor se i dha pushtet narkotrafikantëve. Po ndërpret rrugën tonë drejt Evropës. Të gjithë së bashku ti themi stop këtij shteti kriminal që po krijohet. Të gjithë bashkë duhet të rezistojmë deri sa kjo qeveri të japë dorëheqjen.”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama