TIRANË, 10 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e vlerëson për seriozitetin raportin e KE për Shqipërinë dhe akuzon qeverinë për mos hapjen e negociatave me BE, duke e bërë përgjegjëse.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është takuar pasditen e së martës me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin dhe në një prononcim për mediat u shpreh se "Në prezantimin e rapotit nga ambasadorja Vlahutin, kryeministri Rama u përgjigj me kanosje të mirëkalkuluar për të hequr përgjegjësinë nga vetja, por përgjegjësia është pikërisht ndaj tij që me 21 qërshor pamundësoi zgjedhjet demokratike, duke deformuar procesin zgjedhor, sic thotë raporti i ODIHR dhe së fundmi raporti i Komisionit Evropian. Shqiperia eshte i vetmi vend ne Ballkan qe nuk ka hapur negociatat me BE. Përgjegjësia për mos hapjen e negociatave është e njeriut që dhe sot zvarrit konsensusin për ligjin për dekriminalizimin. Ai ngre alibi ndaj gjyqësorit dhe nga ana tjetër, refuzon të plotësojë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, pikërisht sepse përdor gjyqtarët me mandat të skaduar si masha për pseudoreformën, me qëllim kapjen e drejtësisë".
Basha akuzoi kryeministrin me pretendimin se është përgjegjës për 777 milione euro dëm ekonomik, për 600 milione euro të falura me një marrëveshje korruptive më CEZ, për vjedhjet e 1 milion dollarëve në ditë nga doganat dhe tatimet, përmes kontrabandës dhe evazionit fiskal. "Përgjegjësia për mos hapjen e negociatave është e një qeverie të korruptuar dhe një kryeministri të korruptuar që refuzon të lagojë ministrat e korruptuar si, Ilir Beqaj, Damjan Gjiknuri, Arben Ahmetaj dhe ministrin e Brendëshëm, Sajmir Tahiri", tha Basha.
"Me ambasadoren Romana Vlahutin ndamë fatet e inkriminimit të kësaj qeveri, faktet që po publikohen çdo ditë në media, ndaj ikurajoj qytetarët se bashkë me ne janë dhe partenërt ndërkombetare, BE dhe SHBA. Ka ardhur të koha të çohemi e të reagojmë", tha Basha në përfundim të prononcimit për mediat. /a.ke/