TIRANË, 21 Nëntor /ATSH- I. Vata/ - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaron se nga raporti i Bankës Botërore që ka studiuar 189 ekonomi të botës, Shqiperia renditet ne vendin e 142, duke humbur 11 pozicione në krahasim me renditjen e një viti më parë.
Kryetari i PD-së, Basha, në statusin e tij ne Facebook paraditen e së shtunës, shprehet: "Shqipëria përkeqësim të mëtejshëm prej taksave Rama. Sipas raportit "Paying Taxes 2016" të Bankës Botërore që ka studiuar 189 ekonomi të botës, Shqipëria renditet ne vendin e 142, duke humbur 11 pozicione në krahasim me renditjen e një viti me parë (renditeshim në vendin e 131). Raporti vlereson se norma totale e taksave është rritur me 5.2% gjatë vitit të fundit, ku tatimi mbi sipërmarrjen u rrit me 50% dhe njekohesisht u dyfishua taksa mbi pronën".
"Taksa të larta, cmime të larta, papunësi e lartë, rritje e varfërisë, pamundësisë dhe pasigurise: kjo është kriza Rama", shprehet Basha. /a.ke/