Kryebashkiaku Lulzim Basha priti në një takim kampionët e Evropës në peshëngritje, Erkand Qerimaj, Daniel Kodelli, Romela Begaj, Ervis Tabaku, trajnerët e tyre dhe presidentin e Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjozi.
Në këtë takim, Basha i ka uruar për rezultatet e larta të arritura në kampionatin evropian të peshëngritjes që u zhvillua në Tel-Aviv, ku Erkand Qerimaj u shpall kampion Evrope, ndërsa Daniel Godelli nënkampion.
Basha u shpreh se, Bashkia e Tiranësdo të vazhdojë traditën e saj të shpërblimit sport-klub “Tirana”.
“Bashkia e Tiranës, do ta vazhdojë traditën e saj të shpërblimit për kampionët e sport-klub “Tirana”, - tha Basha.
Kryebashkiaku Basha theksoi se, do t’i propozojë Këshillit Bashkiak në mbledhjen më të afërt premio si për peshëngritësit ashtu dhe për të rinjtë dhe të rejat e volejbollit të sport-klub “Tirana”.
Bashkia e Tiranës, do të vazhdojë të ofrojë të gjithë mbështetjen dhe të gjitha lehtësirat e nevojshme për këta sportistë.