Basha Te ndryshohet Kodi Zgjedhor Dhoma e dyte Senati eshte zgjidhje

basha fevziu 2-TIRANË, 30 Tetor /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se duhen ndryshime të thella në Kodin Zgjedhor, duke ofruar si mundësi Senatin në Parlamentin shqiptar, Dhoma e dytë e Parlamentit.

Kryetari i PD-së, Basha, përmes një interviste për emisionin "Opinion", ka treguar propozimet e tij përsa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Në fokusin e kryetarit të PD-së, Basha, listohen 3 pika për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që janë: të krijohet Dhoma e dytë e Senatit e zgjedhur nga populli dhe të marrë përsipër atë që i është besuar Gjykatës Kushtetuese; të krijohen mekanizma legjitimë të kontrollit, pasi Senati nuk mund të jetë si Kryeministri; të ulet numri i parlamentarëve me kusht që kjo të mos jetë një kozmetikë dhe të mbahet nën kontroll kosto e vendimmarrjes politike.

Ndërsa për skandalin e CEZ, Basha ka ripërsëritur thirrjen për të votuar projektligjin për hetimin ndërkombëtar për aferën e CEZ. Ai deklaroi se është gati që PD të votojë në Kuvend pr/ligjin, duke i bërë thirrje edhe deputetëve socialistë për të bashkuar votat. "Unë i bëj thirrje deputetëve të Partisë Socialiste të bashkojnë votat me ne për të kaluar ligjin për hetimin ndërkombëtar për CEZ-in", është shprehur Basha.

Gjithashtu, ai mohoi zërat, sipas te cileve, ka pasur një takim mes tij dhe kryeministrit Rama në një nga kryeqytetet e Europës në lidhje me skandalin e CEZ. Po ashtu, ai mohoi gjithashtu që të ketë patur një takim tjetër me kryeministrin për të ndryshuar Kodin Zgjedhor. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama