Kryetari i komunës së Mitrovicës theksoi se fondi i mbledhur deri tani nga qytetarët e Kosovës është rreth 2 milionë euro. “1023 është numri i pronave që kërkon ndërhyrje” – tha zoti Kastrati. Duke nisur nga viti i ardhshëm, të gjithë komunat e Kosovës do të ndajnë 5% të buxhetit të tyre për këtë projekt” - u shpreh Kryetari i komunës së Mitrovicës.
Zoti Basha e ka vlerësuar këtë nismë si mjaft pozitive, ndërsa ka nënvizuar se çdo përpjekje për të ndarë qytetin, është e papranueshme dhe nuk i shërben stabilitetit në rajon. Kryetari i Bashkisë së Tiranës nënvizoi domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit me komunën e Mitrovicës por edhe komuna të tjera shqiptare në rajon. “Kësaj do t’i kontribuojë – tha zoti Basha, edhe Asambleja e të zgjedhurve vendore shqiptarë, e cila do të mblidhet së shpejti”. Kjo asamble ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe komunikimit mes bashkive dhe komunave shqiptare, i cili do të jetë vlerë e shtuar në procesin e anëtarësimit të rajonit, në strukturat euroatlantike.