Basha mbetet ne Spanje firmos me UCAM Murcian

Basha mbetet në Spanjë, firmos me UCAM Murcian

Klubi i UCAM Murcias ka zyrtarizuar marrëveshjen me mesfushorin Vullnet Basha, i cili do të vazhdojë të luajë në kategorinë e dytë spanjolle edhe në sezonin e ardhshëm.

basha murcia

Mesfushori 26 vjeçar, i cili numëron edhe një ndeshje me përfaqësuesen shqiptare, ka firmosur për një vit me klubin i cili debuton në këtë edicion në kategorinë e dytë.

Në dy sezonet e mëparshme, Basha ka luajtur për Real Saragozën dhe Penferradinën, ndërsa ka qenë një lojtar mjaft i vlerësuar nga specialistët për kontributin e tij.

vullnet basha

Sipas njoftimit të klubit, ai do t'u bashkohet shokëve të skuadrës në ditët në vazhdim, në fazën përgatitore.

Tre ditë më parë, Basha konfirmoi për "Panorama Sport" se do të vazhdonte të luante në kampionatin spanjoll, edhe pse kishte marrë oferta nga vende të tjera. Për lojtarin ishte interesuar edhe klubi i Partizanit.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama