Mesfushori Migjen Basha preferoi të ishte me këmbë në tokë pas tifores ndaj Rumanisë, duke theksuar se edhe pse Shqipëria fitoi këtë të diel me rezultatin 0-1, kualifikimi për në 1/8-at do të varet nga ndeshjet e fundit në grupet e "Euro 2016".
Basha u tregua i rezervuar edhe për festën që kuqezinjtë bënë në dhomat e zhveshjes. "Kaos jo, por jemi frenuar pak në festime sepse nuk jemi kualifikuar akoma, jemi në pritje. Në momentin kur kalojmë grupin duhet të festojmë",-tha ai për "Supersport".
I pyetur nëse ai ishte poeti Migjen Basha në fushë, mbrojtësi u shpreh: "Jo, jo, kjo është pak e tepërt. Emrin ma ka vendosur babai im. Sot kemi bërë një superndeshje. Memushaj dhe Abrashi duhet të vlerësohen më shumë se unë".