TIRANË, 21 Tetor/ATSH/.- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Madrid për të marrë pjesë në punimet e Kongresit të Partive Popullore Europiane (PPE).
Përmes një postimi në Facebook, Basha bën të ditur se punimet e Kongresit "do të fokusohen në politikat e jashtme dhe ato të sigurisë, krizën e emigrantëve, luftën kundër terrorizmit dhe çështje të një rëndësie të madhe në axhendën europiane si rritja ekonomike, punësimi, tregu dixhital i përbashkët, ndryshimet klimatike dhe partneriteti mes Europës dhe SHBA-së".
Kongresi do të zgjedhë drejtuesit e rinj të PPE-së, Presidentin, zv/presidentët, Sekretarin e Përgjithshëm, dhe për herë të parë Partia Demokratike e Shqipërisë do të ushtrojë të drejtën e votës, shkruan kryetari i PD-së. /a.s//m.m/