Basha ne Kukes Do te ulim taksat dhe cmimin e energjise

BashaKUKES, 3 Nëntor /ATSH/- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur këtë të martë në Kukës, për t'u njohur nga afër me problematikat që hasin banorët e këtij qarku.

Basha deklaroi se "ekonomia është zhytur në greminë prej kryeministrit që ka vënë taksat më të larta në Ballkan, që u merr shqiptarëve taksën më të lartë të karburantit dhe që ka ngritur çmimin e energjisë elektrike".

Në takim me banorët, Basha premtoi se "që ditën e parë në qeverisje gjëja e parë që do të bëjmë është ulja e taksave. Taksat më të ulëta në Ballkan do ti paguajnë kuksianët dhe gjithë shqiptarët. Çmimin e energjisë për qytetarët do ta ulim, kamatëvonesat e bandës së OSHEE-së do të falen pa kusht për të gjithë shqiptarët nga jugu në veri".

Kreu i opozitës bëri thirrje që "të ngrihemi e të frymëzojmë anembanë vendin përmes akteve të mosbindjes civile, e qëndresës, hapjen e një rruge tjetër për Shqipërinë, për shqiptarët, për Kukësin dhe çdo qytetar./a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama