Basha paralajmeron protesta te reja Rishikojme marredheniet me Parlamentin

Basha paralajmeron protesta te reja: Rishikojme marredheniet me Parlamentin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se Partia Demokratike do të rishikojë marrëdhëniet me Kuvendin pasi sipas tij opozita nuk do t`i japë legjitimitet Parlamentit që po bëhet gijotina e ligjit.

Në mbledhjen e grupit të PD, kreu i kësaj force politike ka paralajmëruar protesta të reja ndërsa e ka cilësuar protestën e 20 shkurtit një portë e re e përballjes me qeverinë e votave të blerave dhe mandateve të trafikuara.

“Dita e sotme nuk është vetëm fillimi i një jave të zakonshme politike parlamentare siç e kemi bërë zakon këto muaj, por shumë më shumë se kaq. Kjo e hënë shënon fillimin e një periudhe të re në një stad të ri akoma më të fuqishëm të aksionit tonë politik përballë qeverisë më gënjeshtare, më arrogante, më konfliktuale dhe më të papërgjegjshme të 23 viteve të fundit”, tha Basha.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama