Basha pret anetaret e bordit te Fondit Shqiptaro-Amerikan te Ndermarrjeve

friTIRANË, 9 Tetor /ATSH/- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, priti të premten në një takim anëtarët e bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, dhe Kryetarin e Bordit të Drejorëve të këtij Fondit si dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff.

Kryetari Basha shprehu mirënjohjen e tij dhe të Partisë Demokratike për ndihmën që ka dhënë Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve në nxitjen e sektorit privat, në financimin e projekteve të rëndësishme të cilat kanë kontribuar në zhvillimin e ekonomisë shqiptare, në punësimin, rritjen dhe zhvillimin e tregut të punës, por edhe në fusha të tjera sociale, kulturore etj.

Në mënyrë të veçantë, kreu i PD-së falënderoi Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për mbështetjen që i dha iniciativave të tij si kryebashkiak i Tiranës për ngritjen e fondit prej 5 milionë dollarësh që do të mbështesë të gjithë ata që duan të hapin një biznes të vogël apo të mesëm me prioritet të rinjtë dhe gratë, si dhe për projektin e Pazarit të Ri, i cili do të shndërrohet në model për rajonin.ROL_6826

Duke u ndalur në zhvillimet ekonomike në vend, Basha tha se, "rritja e papunësisë dhe mungesa e shpresës tek të rinjtë është një shqetësim i madh sot, çka ka sjellë dhe një numër të madh azilkërkuesish nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe vende të tjera europiane".

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se "rritja e nivelit të taksave dhe pasiguria ka bërë që investitorët e huaj të kërkojnë tregje të tjera dhe të zhvendosen nga Shqipëria. Ndërkohe lufta kundër informalitetit, si aksion dhe jo si një iniciativë e mirëstudiuar ka sjellë mbylljen e mijëra bizneseve të vogla duke rritur ndjeshëm papunësinë dhe pamundësinë e qytetarëve për të përmbushur dhe nevojat më elementare ".

Kreu i PD-së gjithashtu e njohu z. Granoff me turin që ka ndërmarrë kjo forcë dhe konsultimet me qytetarët. "Partia Demokratike ka nisur një tur konsultimesh me qytetarët për programin qeverisës të demokratëve. Politika e taksave të ulëta, rritjes së investimeve, krijimit të një klimë miqësore për biznesin është vizioni i Partisë Demokratike", tha Basha .

Në këtë kuadër kreu i PD-së kërkoi ndihmën dhe ekspertizën e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit në mënyrë që programi qeverisës i Partisë Demokratike të krijojë një kuadër sa më të mirë për zhvillimin ekonomik të vendit, rritjen e punësimit dhe kthimin e shpresës së qytetarëve e,xh/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama