Basha takon ambasadorin Lu Sfidat e Shqiperise jane urgjente ndaj kerkojne perkrahje nderkombetare

lulzim_bashaTIRANE, 15 Tetor /ATSH/. - Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur sot ne mesdite ambasadorin e SHBA ne Tirane, Donald Lu, ne seline e PD-se dhe ne perfundim te takimit, deklaroi per mediat se ai ka falenderuar ambasadorin Lu per takimet qe kane zhvilluar lidhur me situaten ne vend.

"Sfidat e Shqiperise jane urgjente, ndaj kerkojne perkrahje nga partneret nderkombetare", theksoi nder te tjera Basha.

Ne vazhdim te prononcimit te tij, kreu i PD-se vuri ne dukje se "duhet bashkerendim per zgjidhjen e problemeve te vendit, pasi kjo eshte nje Shqiperi me dy standarde".

"Mazhoranca ka vjedhur miliona euro dhe nderkohe akuzon opoziten per kete", tha Basha, duke shtruar me tej pyetjen: "Pse vonohet hetimi i ceshtjes se CEZ?".

Ne vazhdim, Basha kerkoi qe ceshtja e CEZ te futet ne kalendarin e punimeve te Kuvendit. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama