Dhjetë ditë para se të lë drejtimin e Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Lulzim Basha, njëherësh lideri i opozitës ka shpallur një tender me vlerë 10 milionë dollarë për ujësjellës-kanalizime.
Lloji i procedurës së prokurimit të publikuar në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik në datën 6 qershor 2015, është me procedurë të hapur me objekt “Mbi rikonceptimin e skemës së shfrytëzimit të burimeve të Shën-Mërisë” dhe me fond limit 1.186.592.224 financuar nga kredia e miratuar nga Banka Kombetare Tregtare dhe nga të ardhurat e UKT sh.a Tiranë.
Ujësjellës kanalizime tiranë, sh.a
Autoriteti kontraktor: Ujësjellës Kanalizime Tiranë, Sh.a, me adresë rruga “5 Maji” pranë
Medresesë , Tiranë , me nr tel: +355 4 2225572
Lloji i procedurës së prokurimit: “Procedurë e Hapur”
Objekti i prokurimit: “Mbi rikonceptimin e skemës së shfrytëzimit të burimeve të Shën-Mërisë”.
Fondi Limit: 1.186.592.224 (një miliard e njëqind e tetëdhjetë e gjashtë milion e pesëqind e
nëntëdhjetë e dy mijë e dyqind e njëzetë e katër) financuar nga kredia e miratuar nga Banka
Kombetare Tregtare dhe nga të ardhurat e UKT sh.a Tiranë.
Burimi i financimit: Kredia e miratuar nga Banka Kombetare Tregtare dhe të ardhurat e SH.A
Ujësjellës-Kanalizime, Tiranë.
Investim X Shpenzim operativ
Afati për kryerjen e shërbimit: : 22 muaj duke nisur nga dita e dorëzimit të sheshit të punimeve .
Faza e II do fillojë pas mbylljes së Fazës së I të punimeve
Data e zhvillimit të tenderit është: 26/06/2015 ora 11:00 në www.app.gov.al
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është: Data 26/06/2015 ora 11:00 në www.app.gov.al.