Basha zberthen Ajetin Jam i sigurt qe do shkelqeje te Torino

Basha zbërthen Ajetin: Jam i sigurt që do shkëlqejë te Torino

Migjen Basha është i bindur se Arlind Ajeti do të arrijë të tregojë vlerat e tij edhe te Torino, ish-skuadra e mesfushorit shqiptar që ka nënshkruar me mbrojtësin e përfaqësueses kuqezi. Edhe pse Ajeti vjen nga një eksperiencë e shkurtër me Frozinonen, për Bashën kjo është e mjaftueshëm për të treguar vlerat e tij.

13639534_1077739995596161_559851427_o-770x470

"Ai është një djalë i shkëlqyer, gjithmonë i qetë dhe profesionist. Është një person me të cilin mund të diskutosh për çdo gjë, pasi është i aftë të dëgjojë dhe kjo është një cilësi që nuk duhet nënvlerësuar në jetë", tregoi Basha për "Toro news".

"Që në debutimin e tij, më kishte lënë një përshtypje shumë të mirë. Ka shumë cilësi në këmbë, më kokë është shumë i aftë dhe është rritur shumë taktikisht në këto 6 muaj te Frozinone. Pastaj e shënon një gol me kokë herë pas here.

ajeti-arlind1

Torino ka bërë një blerje të mirë, për të, mbrojtja me katër është rreshtimi ideal për të dhe ky qytet do të jetë prova e tij e parë e vërtetë. Arlindi mbërrin në një vend ku njerëzit janë shumë kërkues, por në këmbim të jep një shtysë të pabesueshme. Unike. Të shohim se si do të reagojë ndaj këtij impakti, pasi Bazeli është një gjë, por Torino është diçka krejtësisht ndryshe.

Sipas meje, ai do t'ia dalë mbanë dhe të gjithë do të flasin mirë për të. Ai është një mbrojtës qendre me këmbë të mira. Por është edhe i shpejtë dhe mund të luajë me të dy këmbët, ndaj nuk e ka problem të aktivizohet si përkrah Maksimoviç, ashtu edhe përkrah Janson. Për të nuk do të përbënte asnjë lloj ndryshimi. Ai është i përulur dhe di të përshtatet", ishte përshkrimi i Bashës për mbrojtësin kuqezi.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama