“Frojd mund të kishte të drejtë lidhur me ndikimin e asaj lidhjeje të frotë emocionale mes nënës dhe djalit në të ardhmen”, u shpreh kërkuesi Tomas Berezhki, një psikolog evolucionarist në Universitetin e Peksit në Hungari. Gjithashtu kishte ngjashmëri mes burrave dhe baballarëve të partnereve të tyre duke vërtetuar kështu “kompleksin e Elektrës”. Një fakt i tillë ishte shumë i vërtetë, sidomos nëse do të vëreheshin me imtësi pjesë të tilla të fytyrës si sytë dhe hunda. Kompleksi i Edipit dhe Elektrës i kanë marrë emrat përkatës nga mitologjia greke – Edipi, pa dijeninë e tij vrau babanë dhe u martua me të ëmën, ndërsa Elektra donte të vriste nënën e saj, e cila ndihmoi në planin e vrasjes së babait të Elektrës, Agamemnonit. Të dy komplekset kanë në bazë dëshirën e pavetëdijshme të fëmijës për prindin e seksit të kundërt, shepsh të shoqëruar me antipati për prindin e të njëjtit seks. Kërkuesit thonë se kjo nuk nënkupton se njerëzit në vetëdijen e tyre nisen për të gjetur partnerë të ngjashëm me prindërit e tyre. Por vihet re se burrat përqendrohen tek gratë në pjesë që tregojnë feminitetin e tyre, dhe anasjelltas tek gratë. Ato përqendrohen tek tiparet burrërore të meshkujve.
Gazeta: Shekulli