Bashkia bust per Godon e De Raden titull Veli Rades e Haxhi Maqellares

Bashkia, bust per Godon e De Raden, titull Veli Rades e Haxhi Maqellares
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka marrë sot disa vendime, me anë të të cilave vlerësohet kontributi që kanë dhënë për kryeqytetin disa personalitete të fushave të ndryshme.

Mësohet se Bashkia e Tiranës ka nderuar me titullin “Mirënjohje e qytetit” Haxhi Maqellarën, artistin e mirënjohur të folklorit shqiptar me motivacionin: “Për kontributin ne ruajtjen e vlerave kombëtare, integrimin kulturor të faktorit shqiptar në botë, si dhe për kultivimin e artit dhe muzikës tradicionale të qytetit të Tiranës” dhe Veli Radën, humoristin dhe artistin e mirënjohur të Estradës së Tiranës: “Për kontributin e dhënë në zhvillimin e artit dhe kulturës në qytetin e Tiranës”.

Ndër vendimet e tjera të bashkisë përmendet dhe vendosje e busti për Sabri Godon dhe Jeronim De Radën.

Në njoftimin e Bashkisë thuhet se, “ Miratohet vendosja e bustit të figurës së mirënjohur të Rilindjes sonë Kombëtare, poetit dhe luftëtarit të çështjes kombëtare shqiptare, Jeronim De Rada, në lulishten përpara Parlamentit, përballë rrugës Jeronim De Rada. Si dhe bustin e një prej politikanëve më të njohur në Shqipëri, ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, shkrimtarit dhe skenaristit z. Sabri Godo, në lulishten përpara Parlamentit, ngjitur me shëtitoren “Murat Toptani”.

Një vendim tjetër është vendosja e Memorialit për Simbolet e Diktaturës “POSTBLLOK”, në lulishten që ndodhet në kryqëzimin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me rrugën “Ismail Qemali”, përballë hotel “Rogner”.

Gjithashtu Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi emërtimin “Skënder Xhiku”, të rrugës nga prerja me rrugën “Arkitekt Sinani” deri në brendësi të bllokut të banimit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama