“Dua që në emër të gjithë qytetit të Tiranës, në emër të të gjithë qytetarëve dhe të gjitha familjeve të kryeqytetit, por me siguri në emër edhe të të gjithë bashkëmoshatarëve tuaj, sot ne t’ju shprehim dashurinë dhe solidaritetin tonë, duke ju garantuar se kujtimi dhe vepra e prindërve tuaj janë për ne të paharrueshme”, - u shpreh kryebashkiaku Edi Rama. Rama i ka nxitur fëmijët që të vazhdojnë shkollën dhe të kenë rezultate të shkëlqyera në mësime. Në këtë mënyrë do të ndërtojnë të ardhmen e tyre të sigurt dhe të ardhmen e vendit.
Marre nga : Gazeta Albania