Është një nga qytetet më të dëshiruara në botë, por qeverisja lokale po përpiqet që të largojë njerëzit nga Sidneji duke i nxitur me nga 4500 stërlina si një iniciativë për të jetuar në fshat. Qëllimi është që njerëzit të shesin shtëpitë dhe të jetojnë në fshat. Kjo është pjesë e një plani për të depopulluar qytetin me katër milion e gjysëm banorë, ku transporti është problem dhe vendet e punës mungojnë. Qeveria qendrore beson se ky plan do ndihmojë të rinjtë dhe pensionistët që jetojnë aktualisht në Sidnej, ku çmimet e shtëpive janë të papërballueshme.