Bashkia-tifozeve Kemi 100 te aksioneve

Bashkia-tifozëve: Kemi 100% të aksioneve

Forca kryesore e skuadrës së Korabit gjatë këtij sezoni futbollistik kanë qenë tifozët, çka është parë si në ndeshjet që skuadra ka luajtur në shtëpi ashtu edhe në transfertë.kastrioti-korabi-470x351 Por, tifo-grupi "Arbërit" kanë shkuar edhe më tej pasi, përveç mbështetjes së ekipit në shkallët e stadiumit, e kanë bërë një gjë të tillë edhe jashtë saj në fusha të ndryshme. Ditët e fundit ata kanë kontaktuar me Bashkinë Dibër, ku kanë kërkuar informacione në lidhje me ecurinë e ekipit, duke qenë se ka pasur disa luhatje si në kampionat, ashtu edhe në drejtim.

Përgjigja

Interesit të tifozëve Bashkia Dibër mësohet t'i jetë përgjigjur zyrtarisht dhe "Arbërit" e kanë bërë me dije një gjë të tillë nëpërmjet një deklarate për mediat ku thuhet: "Tifo-grup 'Arbërit' janë interesuar pranë Bashkisë Dibër për ecurinë e mëtejshme të ekipit të Korabit pas një luhatje në javët e fundit si në rezultate, edhe në drejtimin e këtij ekipi.

Grupimi ka marrë një përgjigje zyrtare nga ana e bashkisë se 100% të aksioneve të këtij ekipi i takojnë bashkisë dhe se ky institucion dhe askush tjetër veç tij ka qenë dhe do të mbetet pranë ekipit, për realizimin e objektivave të klubit. Falënderime si nga ana e bashkisë ashtu edhe nga tifo-grupi shkojnë për të gjithë mbështetësit e ekipit që nga Amerika e largët, por edhe për biznesmenët dhe dashamirësit e sportit dibranë në Peshkopi, Tiranë e kudo ndodhen.

Tifozët mësuan gjithashtu se të vetmit persona të autorizuar për të folur në emër të ekipit janë Z. Sokol Muho, drejtor i klubit, dhe stafi teknik me ne krye z. Telman Përleka. Askush tjetër nuk është i autorizuar të veprojë apo të flasë në emër të këtij ekipi që përfaqëson një qytet dhe një komunitet. Drejtuesit e pushtetit lokal falënderojnë 'Arbërit' për mbështetjen e vazhdueshme, duke premtuar se do të bëjnë gjithçka në të mirë të ekipit".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama