Bashkimi Europian vjen me poste ne Shqiperi

Bashkimi Europian vjen me postë në Shqipëri
Madje ndodhet në prag të kremtimit të 50-vjetorit të saj. Po trokitjet e para të këtij kumti në Shqipëri, pavarësisht nga kundershtitë ideologjike, kanë ardhur nëpërmjet Postës Shqiptare. Këtë e konfirmon një zarf postar i ardhur me poste ajrore nga Italia në Tiranë.

ZARFI
Është një zarf postar me dimensionet 17.5x 10 cm. Në qendër të tij është stampuar simboli i Europës një “E” e rrumbullakosur, shkronjë e cila ka mbetur edhe sot pas afro 50 viteve si symbol i monedhës së re të emetuar të BE-së, Euros. Në brendësi të saj shquhen konturet e 6 shteteve të para ku përfshihen Italia, Gjermania Perëndimore, Franca, Luksemburgu, Hollanda e Danimarka. Perveç anës emocionale të koleksionit, kjo vlen edhe si dokument historik mbi gurët e parë të themelit të gjigandit të ri Europian. Në anen e djathtë të stemës së kuqe me hartë të blertë në qendër, si vazhdimësi e saj shquhet dhe viti 1959. Poshtë stemës me shkronja kapitale është shkruar “EUROPA UNITA”, ndërsa në anë “primo giorno di emissione”. Në anen e pasme të zarfit po me gërma kapitale, shkruhet në anglisht: “KLUB COLLECTORS THEMATIK STAMPS”, më poshtë, me gërma më të vogla po gjithnjë kapitale: “ROMA LIDO – VIALE DEL LIDO N. 24”. Poshtë është shkruar dhe emri i menaxherit me sa duket të klubit shprëndarës të stampave tematike A. Cristofoletti. Afër fletës trekëndore është stampuar stema e lashtë e trinakrias.

ADRESIMI
Zarfi me stemë të Europës së Bashkuar i adresohet një personaliteti të jetës politike dhe ekonomike në Tiranë. Këtë privilegj, mbase të pavlerësuar për vetë kornizën e kohës kur bëhet fjalë, e ka pasur Hysen Vendresha. Në zarf shkruar me makinë shkrimi (mbase e markës Olivetti) me shirit në ngjyrë blu gjendet adresa “Gen/le Sig. Ra HYSEN D. VENDRESHA Rr. B.Curri 368 TIRANA - Albania”.

ORIGJIINA
Zarfi, mjaft i çmuar për një koleksionist, me sa duket ka rënë në dorë të një të apasionuari pas relikteve, nga qyteti i Shijakut. Kujtim Alushi, i cili tashmë është refugjat në Itali. Para largimit për emigracion drejt vendit nga erdhi me postë sinjali i parë politik i krijimit të Komunitetit Europian, Kujtimi ia dhuroi këtë zarf të çmuar autorit të këtij shkrimi, i cili e ruan në arkivin e vet personal. Dhe mendon se do të paraqesë interes si dokument i rralle që kaloi gardhin e izolimit komunist në kulmin e dominimit të tij si sinjal i lindjes dhe fuqizimit të këtij Unioni Europian. Rëndësia është e shumëfishtë tashmë që dhe Shqipëria aspiron për t’u bërë pjestare e këtij Bashkimi pas nënshkrimit të marrveshjes së MSA-së.

Mark BRUNGA  Gazeta Albania

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama